“Duhet t’i jap shtetit 2 milionë Lekë për gabimin e tyre” denoncimi për mullirin e grurit

Dragush Bufi, një banor i Mokrës, tregon, se që nga viti 2001 ka hapur një mulli bluarje për grurë e drithra në fshatin Propisht, Pogradec. Cdo investim e ka bërë vetë, duke vënë edhe dy shtylla të tensionit të lartë, linjë dhe një transformator 3 fazorsh. Dragushi thotë, se ka qenë klient i rregullt i Oshee Pogradec. Por me ndarjen e re administrative ka kaluar me Agjensinë e Librazhdit. Para një muaji i vendosin një matës 16 amper me fuqi zero, që shërben vetëm për ndricim. Dragushi ka mbetur pa punë dhe shpjegon, se më parë punonte me 50 kë fuqi me transformatorin, që kishte.Në këtë moment ai shkon te arkiva e Pogradecit, që të gjejë kërkesën për shtim fuqie, por ajo nuk gjendet. Tani Dragushi duhet të paguajë 2 milionë lekë, që të bëjë shtim fuqie, se shteti s’ka letra.Ne shkuam në OSHEE Librazhd dhe Pogradec, ku komunikuam me specialisten Maria Rusi dhe Përgjegjësin Astrit Hoxha. Por ata ata thonë, se nuk kanë arkiva.

Të Fundit