E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Tentuan të grabisnin shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, dy të arrestuarit shqiptarë
Aktualitet

Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë mori pjesë në pritjen kombëtare të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë.

Aktiviteti shërbeu si një moment i veçantë për të kremtuar së bashku me përfaqësues të Vatikanit, trupit diplomatik dhe miq të Shqipërisë, vlerat, historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

Në ceremoni morën pjesë edhe Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, si dhe Kardinali shqiptar, Ernest Simoni. Gjatë fjalës së tij, Kardinal Simoni dha një mesazh mbi shpresën dhe besimin te e ardhmja.

“Faleminderit të gjithëve ju që keni nderuar dhe vazhdoni ta nderoni kaq lart popullin tonë. Edhe unë, si një bir i përulur i popullit shqiptar, dëshiroj të them dy fjalë.

E gjithë bota është e mrekullueshme, por gjithçka është kalimtare. Kisha na kujton gjithmonë ringjalljen. Pikërisht këtu qëndron themeli i jetës së çdo njeriu në këtë botë, sepse ringjallja largon çdo frikë nga vdekja e besimi i jep njeriut dritë dhe i hap horizontin e një jete shpirtërore që nuk do të njohë vdekje, por do të gëzojë lumturinë e pafundme në parajsë”, tha Kardinal Simoni.

Ministri Hoxha nënvizoi shembullin e Shqipërisë për harmoninë ndërfetare, dialogun dhe paqen, si një trashëgimi e përcjellë ndër breza.

“Shqipëria krenohet me të drejtë, brenda dhe jashtë vendit, me bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare. Tek ne, ajo nuk është një tolerancë e dhënë nga lart, as një slogan. Është një mënyrë e natyrshme jetese, një kulturë e përditshme respekti që jeton mes fqinjëve, brenda familjeve dhe përcillet ndër breza.

Me Selinë e Shenjtë ndajmë angazhimin e palëkundur për dinjitetin njerëzor, dialogun, paqen, zhvillimin dhe begatinë. Në një kohë pasigurie të shtuar, tensionesh, luftërash, konfliktesh dhe vuajtjesh, diplomacia e duruar, këmbëngulëse dhe e palodhur në kërkim të paqes nuk është luks. Është domosdoshmëri”, deklaroi Hoxha.

Në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, u prezantua një pullë postare e përbashkët, e emetuar posaçërisht për të shënuar këtë përvjetor jubilar. Pulla përfaqëson një simbol të miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe lidhjeve historike ndërmjet dy palëve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑