E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën! VIDEO/ Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet janë hedhur në anë të rrugës Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit “Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren

Alma Mita është kthyer nga Amerika në Berat, për t’u marrë me disa çështje pronësie, por përfundoi duke mbetur pa strehë. Prej kohësh ajo dhe familjarët e saj jetojnë në një apartament me kontratë qiraje me Bashkinë e Beratit, e cila, sipas denoncueses, përfundon në shkurt 2027. Por tani bashkia kërkon t’i nxjerrë nga banesa, me pretendimin, se familja ka dëmtuar apartamentin.Alma i kundërshton këto akuza dhe thotë, se dëmtimet kanë qenë aty, që kur kanë hyrë në banesë. Madje, familja disponon edhe fotografi të bëra ditën e hyrjes, si prova, se apartamenti është marrë në atë gjendje.Përballja me punonjësit e bashkisë shoqërohet me akuza të tjera nga familjarët, ndërsa drejtori i Strehimit largohet me vrap e fshihet, duke shmangur përgjigjet. As kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Ceca, nuk pranon të japë shpjegime për gazetarin, por e nxjerr atë nga zyra duke i kërkuar t’i drejtohet stafit.Ndërkohë, pas prishjes së kontratës, familjes i është ndërprerë edhe furnizimi me ujë, ndërsa drejtori i Ujësjellësit, Pelivan Siva, deklaron, se veprimi është bërë me kërkesë të bashkisë. Kjo, megjithëse sipas kontratës qiranë e paguan bashkia, ndërsa familja ka detyrim vetëm faturat e ujit dhe energjisë, për të cilat pretendon. se ka kryer pagesat rregullisht.

Gentian Zenelaj, moderator i emisionit “Stop” ka marrë çmimin si aktori më i mirë në edicionin e parë të festivalit “Tano Fest”, organizuar në Shkodër. Vlerësimi vjen për interpretimin e tij në komedinë “10 vjet martesë”. Pas përjashtimit nga forumet drejtuese të PS, Elisa Spiropali ka bërë dje një status në FB, kur e përshkruan veten me shumë emra kafshësh, nga dhia, deveja, ariu apo qingji.

Më 19 janar 2018 transmetuam rastin e një familjeje me 5 anëtarë në Linzë. Kësaj familjeje, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, iu dëmtua banesa, ndaj e futën në një bunker. Aso kohe, u interesuam me kryetarin e njësisë Dajt, Kujtim Qefalia, dhe e strehuam familjen në një shkollë jashtë funksionit, ku qëndruan për 5 vite rresht.Po cfarë ndodhi më tej me këtë familje? Shedija Noka, nënë e 3 fëmijëve, kërkoi të lëvizë, nga shkolla, pasi kushtet nuk ishin të mira dhe tërmeti e kishte dëmtuar këtë ndërtesë. Kryetari i Njësisë Administrative Kujtim Qefalia, na tha, se familja Noka, pasi aplikoi si familje e dëmtuar, u shpall fituese për rindërtim. Por inxhinierët dhe gjeologët konstatuan, se aty nuk mund të rindërtohej, sepse do binte terreni sërish. Ai sqaroi, se me vendim të Bashkisë së Madhe, kjo familje dhe 7 të tjera në njësinë Dajt, do të pajiseshin me banesa sociale.Alfred Brahja, Kryetar i Njësisë Administrative Dajt, shprehet sot, se familjen e Alban Nokës, Bashkia Tiranë e futi në skemën e banesave sociale. Kjo familje është dakordësuar me dokumentacion tek noteri, që të sistemohet në Ndroq, dhe viti i ri do ta gjejë në banesën e re sociale.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑