E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
VIDEO/ Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet janë hedhur në anë të rrugës Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit “Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë
Aktualitet

VIDEO/ Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet janë hedhur në anë të rrugës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka ngritur shqetësimin për depozitimin e mbetjeve inerte në anë të rrugëve të fshatrave të Kavajës, duke akuzuar kryebashkiakun Fisnik Qosja për mungesë kontrolli ndaj kësaj problematike.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Balla ka denoncuar situatën në rrugën kryesore të fshatit Bukaq, ku, përveç mungesës së asfaltimit, përgjatë rrugës janë depozituar mbetje inerte që vijnë nga ndërtimet.

Sipas Ballës, përgjegjësia për këtë situatë bie mbi Bashkinë Kavajë dhe kryetarin e saj, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e dhënies së lejeve të ndërtimit dhe kontrollin ndaj administrimit të mbetjeve që krijohen prej tyre.

“Mirë që e jep leje ndërtimi vend e pa vend, por që të lësh inertet e ndërtimeve në anë të rrugës së një fshati, kjo është batërdi”, deklaroi Balla.

Ai theksoi se mungesa e asfaltimit të rrugës është një problem më vete, për të cilin u shpreh se do të ndërhyhet, ndërsa vëmendjen kryesore e përqendroi te ndotja dhe dëmtimi i mjedisit nga depozitimi i inerteve në hapësirat publike.

“Kjo që shikoni është rruga kryesore e fshatit Bukaq në Kavajë. Lëreni rrugën që nuk është shtruar, se është muhabet tjetër. Dhe do ta shtrojmë, sigurisht. Por ajo që bën Bashkia Kavajë sot, dhe kryetari i saj i bashkisë, është miratimi me heshtje apo pa heshtje, e hedhjes së të gjitha inerteve në krah të rrugës. Mirë që e jep leje ndërtimi vend e pa vend, por që të lësh inertet e ndërtimeve në anë të rrugës së një fshati, kjo është batërdi”, deklaron Balla në reagimin e tij.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑