STOP-EMISIONI 49(Sezoni 12) 17 Nentor 2026-“Me ferkoi vete, burri ate pune ka”, abuzim seksual me 15 vjecaren me probleme mendore

Një 15-vjeçare me probleme të shëndetit mendor përfundon në Lezhë, pasi njihet në TikTok me një grua rreth 50 vjeçe, e cila e prezanton me një 37-vjeçar. Vajza e mitur largohet nga banesa pa njoftuar familjarët dhe udhëton drejt Lezhës, ku takohet me 37-vjeçarin Elton Kola. Sipas dëshmisë së saj, të dy qëndrojnë për disa orë në një hotel, ku kryejnë marrëdhënie seksuale.Vajza thotë, se pasi i dhanë pije energjike, ajo nuk kuptoi më asgjë, pasi pati probleme. I kontaktuar me kamerë të fshehtë, 37-vjeçari pranon takimin, qëndrimin në hotel dhe marrëdhënien, ndërsa pretendon, se vajza e ka provokuar vetë. Familjarët denoncojnë rastin në polici, por pretendojnë, se nuk është regjistruar procedim penal ndaj tij dhe gruas, që i prezantoi, me pretendimin, se nuk ka patur dhunë. Tashmë kërkohet hetim për rrethanat e ngjarjes dhe për mënyrën, se si është trajtuar denoncimi i familjes.

Sot është 17 nëntori, e njohur dita e clirimit të kryeqytetit.82 vite nga ajo ngjarje historike, ceremonia përkujtimore u bë nga ministra tw qeverisw dhe jo nga bashkia.Njëra nga velinat tona tregon me shembuj, se nuk është e aftë vetëm në kërcim. Ajo ka provuar të bëjë bukë me vezë dhe rezultati është mbresëlënës.

Një kompleks që përkujton figurat e Qeverisë së parë të Ismail Qemalit në Vlorë, është lënë në mëshirë të fatit. Bustet e disa prej anëtarëve të qeverisë kanë humbur gërmat e emrave dhe tashmë figurat historike qëndrojnë pa identifikim. Sazan Skuka, nipi i ministrit të parë të Luftës në qeverinë e vitit 1912, denoncon këtë situatë dhe kërkon, që figurat e burrave të kombit, të marrin respektin e merituar. Drejtoresha e Muzeut të Pavarësisë, Kozeta Halili, pranon problemin dhe thotë se, për shkak të ekspozimit në ambient të hapur, gërmat mungojnë herë pas here, por ajo premton, se do të ketë një projekt për zgjidhjen e tij.

Të Fundit