E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën! VIDEO/ Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet janë hedhur në anë të rrugës Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit “Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë
KLIPET

Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën!

Në mes të tetorit transmetuam denoncimin e zonjës Katerina Prifti, pronare e një dyqani në zonën e ish-Aviacionit në Tiranë. Ajo tha, se qiramarrësja e saj, Lindita Luftija, apo Linda Kalemi, nuk pranon të lirojë objektin, edhe pse kontrata e qirasë ka përfunduar. Në shtator të vitit 2025, pronarja ia kishte dhënë ambientin me qira për një vit, kundrejt pagesës prej 400 mijë lekësh, me afat përfundimtar më 30 gusht 2026. Por, sipas denoncueses, përfundimi i kontratës nuk është shoqëruar me lirimin e pronës.Katerina Prifti tha, se qiramarrësja vonohej vazhdimisht në pagesa dhe nuk shlyente as faturat e ujit dhe të energjisë elektrike. “Stop” arriti të kontaktonte me Lindën, por ajo iu referua një neni të kontratës për rinovimin dhe pretendoi, se kishte ngritur padi.Ndërkohë, pronarja Katerina Prifti kërkon të rimarrë në posedim pronën e saj pas përfundimit të afatit kontraktor.Pas disa ditësh nga ky transmetim, Linda Kalemi boshatisi dyqanin e zonjës dhe pronarët Prifti, shprehën mirënjohjen për zgjidhjen e problemit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑