E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Tentuan të grabisnin shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, dy të arrestuarit shqiptarë Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru

Në redaksinë e emisionit “Stop” ankohet Niko Shallvari, nga Skrapari, i cili ka një kompani makinash me qira. Më 23 shtator, një automjet tip Jeep, në pronësi të tij dhe e marrë me qira nga një shtetas belg, u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tip Mitsubishi, që drejtohej nga Caush Mingo, në rrugën, që të çon drejt Ujëvarës së Bogovës. Pas aksidentit, të dy drejtuesit u gjobitën nga policia për largim nga vendi i ngjarjes, ndërsa mungesa e një përcaktimi të qartë të shkakut dhe fajtorit bëri, që çështja e dëmshpërblimit të mbetej pezull. Shtetasi belg pretendonte, se ishte paraqitur në polici, për shkak të vështirësive në komunikim, pasi punonjësit nuk flisnin anglisht, ndërsa pala shqiptare jepte një version tjetër të ngjarjes. Përmes fotografive të ditës së aksidentit dhe dokumentacionit të policisë, “Stop” rindërtoi dinamikën e përplasjes dhe evidentoi, se automjeti Mitsubishi ishte i ngarkuar me dru. Bashkë me Niko Shallvarin iu drejtuam Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, duke kërkuar rishqyrtimin e ngjarjes nga komisioni përkatës. Përgjigjja erdhi shpejt. U përcaktua, se shkak i aksidentit ishte mosrespektimi i rregullave për pozicionimin në rrugë nga drejtuesi i Mitsubishi-t, Caush Mingo. Kështu, pas ndërhyrjes së “Stop”, aksidenti më në fund kishte një fajtor dhe Niko Shallvari mund të vijojë procedurat për dëmshpërblimin e automjetit.

Në Mat, rruga e Zenishtit është shtruar në vitin 2013, por sot kalohet vetëm me fuoristradë. Premtimet për infrastrukturë duket, se kanë mbetur vetë në rrugë.Në Tiranë, rruga Albanopoli mbushet me ujë, sapo nisin reshjet e para, duke duke vështirësuar qarkullimin e banorëve dhe automjeteve. Po në Tiranë, rruga Ndre Mjeda, tek ish-Parku i Autobusëve është përmbytur, duke bërë, që uji të bllokojë deri hyrjen e pallatit.

Më 24 prill 2026, emisioni “Stop” transmetoi shqetësimin e banorëve të lagjes Gërmadhë, në fshatin Ferraj, të Njësisë Administrative Dajt. Rreth 40–50 familje jetonin prej vitesh pa ujë të pijshëm dhe pa rrjet kanalizimesh. Banori Hamit Kodra tregoi vështirësitë e përditshme për sigurimin e ujit, duke udhëtuar disa herë në ditë drejt Linzës, në Shkallën e Tujanit, për të mbushur bidonët. Edhe kryetari i Njësisë Administrative Dajt, Alfred Brahja, e pranoi, se bëhej fjalë për një problem të hershëm, për të cilin ishin bërë përpjekje për zgjidhje, por pa rezultat konkret.Pas transmetimit të “Stop”, Njësia Administrative Dajt e ndoqi rastin pranë drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Meqenëse zgjidhja përfundimtare kërkonte kohë, për shkak të procedurave të projektimit, tenderimit dhe zbatimit, u gjet një alternativë e përkohshme. Në bashkëpunim me një fondacion, familja Kodra u pajis me pus, duke siguruar më në fund ujë për nevojat e saj. Kryetari Alfred Brahja komunikoi edhe me kryefamiljarin Bajram Kodra, i cili tha, se problemi i furnizimit me ujë ishte zgjidhur.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑