E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Aktualitet

Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me dy viktima që ndodhi ditën e djeshme në Fier, ku mbetën të vrarë Selami dhe Jakup Hasani, xhaxha dhe nip. Familjarët e tyre shprehen se e kanë të qartë se kush e ka porositur dhe financuar vrasjen, dhe policisë i mbetet të gjejë vetëm ata që kanë tërhequr këmbëzën në derën e banesës së tyre.

“E dimë kush e ka organizuar dhe financuar vrasjen. Vetëm gjeni cilët kanë tërhequr këmbëzën tek dera e shtëpisë, pasi emrin e urdhëruesit ne e dimë shumë mirë kush është…”, kështu ka deklaruar njëri nga dy vëllezërit e Selami Hysenit alias “Sel Çamit”, teksa është marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme në ambjentet e Policisë së Fierit.

Sipas gazetarit Elton Qyno, ai i ka orientuar oficerët e policisë rreth emrit të Arben Isufaj alias “Ben Qimes”, për të cilin ka treguar se kanë pasur konflikte të vazhdueshme hasmërie prej disa vitesh.

Ngjarja e djeshme, 23 nentor, ka tronditur policinë e Fierit, pasi mëngjesin e sotëm nga spitali Rajonal, mbërriti lajmi për vdekjen e Jakup Hasanit, nipit të Selami Hasanit, duke e çuar bilancin e atentatit në oborrin e shtëpisë, në dy persona të vrarë.

Një seri pamjesh filmike janë sekuestruar dhe tashmë po analizohen nga policia kriminale. Pas të shtënave, autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Vlorës. Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë disa persona. Një makinë e vjedhur, “Volvo” e bardhë i priste qitësit në rrugë, e cila pak minuta më pas u gjet në flakë tek rrethrrotullimi i “Pojanit”, në autostradën Fier–Vlorë.

Brenda makinës u gjetën edhe 2 armë zjarri, njëra prej të cilave me silenciator. Policia ngriti disa postoblloqe, përfshirë në Vlorë, për kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e atentatit. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pranë banesës së “Sel Çamit” dallohen dy persona, të maskuar me kapuça të zinj në kokë dhe rroba të zeza.

Ngjarja, thuajse ka të njëjtën dinamikë kriminale si rasti i vrasjes së Gentjan Bejtja në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku një skuadër kriminale nga Laçi dhe Vlora, kanë hyrë brenda në oborrin e shtëpisë, duke qëlluar mbi Gentjan Bejtjan teksa ai po punonte domatet brenda në serë.

Ndërkohë për shkak të situatës së rëndë, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje më shumë se 16 persona të fisit Isufaj dhe rrethit shoqëror, përfshirë dhe disa nga komshinjtë e dy viktimave Jakup dhe Selami Hasanit.

Mësohet se Selami Hasani, kishte vetëm 1 javë që ishte liruar nga burgu i Fierit, ku kishte vuajtur një dënim prej 25 vite burgim lidhur me vrasjen e Julian Isufaj nipit të “Ben Qimes”, kambistit Esat Tare, si dhe plagosjen e dy personave të tjerë kalimtarë të rastit, Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2002.

Dhe pikërisht hakmarrja është njëra prej pistave kryesore që po hetohet. Arben Isufaj alias “Ben Qimja” ndodhet në kërkim pasi i është caktuar masa e “Arrestit në burg” për kanosjen e gjyqtarit të Fierit, Vladimir Cjapi dhe armëmbajtje pa leje. Kjo çështje aktualisht ndodhet për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Beratit.

Kërcënimi i gjyqtarit Vladimir Cjapi, i cili ka qënë më përpara avokat i familjes së “Ben Qimes”, dyshohet se është bërë pikërisht që Cjapi në cilësinë e gjyqtarit të ndërhynte tek kolegët e tij në Fier, në mënyrë që ata të mos pranonin një kërkesë të Selami Hasanit për uljen e dënimit, duke çuar në lirimin e tij.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑