Alma Mita është kthyer nga Amerika në Berat, për t’u marrë me disa çështje pronësie, por përfundoi duke mbetur pa strehë. Prej kohësh ajo dhe familjarët e saj jetojnë në një apartament me kontratë qiraje me Bashkinë e Beratit, e cila, sipas denoncueses, përfundon në shkurt 2027. Por tani bashkia kërkon t’i nxjerrë nga banesa, me pretendimin, se familja ka dëmtuar apartamentin.Alma i kundërshton këto akuza dhe thotë, se dëmtimet kanë qenë aty, që kur kanë hyrë në banesë. Madje, familja disponon edhe fotografi të bëra ditën e hyrjes, si prova, se apartamenti është marrë në atë gjendje.Përballja me punonjësit e bashkisë shoqërohet me akuza të tjera nga familjarët, ndërsa drejtori i Strehimit largohet me vrap e fshihet, duke shmangur përgjigjet. As kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Ceca, nuk pranon të japë shpjegime për gazetarin, por e nxjerr atë nga zyra duke i kërkuar t’i drejtohet stafit.Ndërkohë, pas prishjes së kontratës, familjes i është ndërprerë edhe furnizimi me ujë, ndërsa drejtori i Ujësjellësit, Pelivan Siva, deklaron, se veprimi është bërë me kërkesë të bashkisë. Kjo, megjithëse sipas kontratës qiranë e paguan bashkia, ndërsa familja ka detyrim vetëm faturat e ujit dhe energjisë, për të cilat pretendon. se ka kryer pagesat rregullisht.
Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre