E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën! VIDEO/ Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet janë hedhur në anë të rrugës
Aktualitet

Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit

Prezantohet Sistemi Unik i Gjobave, një tjetër hap në digjitalizimin e shërbimeve, me synim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe standardizimin e procedurave administrative.

Përmes sistemit të ri, çdo kundërvajtje do të shoqërohet me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore, duke mundësuar gjurmueshmërinë e çdo akti.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, i cili u ndal te rëndësia e transparencës në administrimin e gjobave dhe detyrimet që kanë institucionet për të informuar qytetarët.

Sula theksoi se çdo qytetar apo biznes duhet të ketë informacion të qartë për institucionin që e ka gjobitur, arsyen e vendosjes së gjobës, si dhe mënyrën se si mund ta paguajë apo kundërshtojë atë.

“Prezantimi i sistemit të e-gjobave shënon një hap të rëndësishëm në mënyrën se si institucionet shtetërore administrojnë dhe ndjekin gjobat. Pas çdo gjobe qëndron një institucion dhe një qytetar apo biznes që duhet të ketë informacion të qartë. Qytetari duhet të dijë se nga cili institucion është gjobitur, pse është gjobitur, si mund ta paguajë apo kundërshtojë gjobën.

Institucioni duhet të pasqyrojë saktë dhe në kohë çdo veprim që lidhet me këtë proces. Nga çdo institucion kërkohet angazhim i qartë, të pasqyrojë në kohë pagesat, ankimet dhe vendimet përkatëse. Një pagesë e kryer apo vendim i ndryshuar duhet të pasqyrohet në sistem.

Për drejtuesit, ky regjistër krijon mundësinë për të ndjekur më mirë rezultatet. Regjistri do të mundësojë përgatitjen e statistikave dhe raporteve ditore, javore dhe vjetore. Kështu do të përmirësojmë veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe do të forcojmë përgjegjësinë institucionale”, u shpreh Sula.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑