E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën! VIDEO/ Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet janë hedhur në anë të rrugës Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit “Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime

Në GJKKO këtë të martë është duke u zhvilluar seanca e radhës gjyqësor ndaj çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj nuk ka marrë pjesë në seancë por përmes avokatit i është drejtuar gjyqtarëve të posaçëm me një letër, ku kërkon që të vendosë të operohet për këmbën në një spital që do ai dhe familja e tij, dhe jo ku e përcakton Drejtoria e Burgjeve.

Në deklaratën e lexuar në gjykatë, Veliaj është shprehur se dëshiron të marrë pjesë në proces, por gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson këtë.

Pjesë nga diskutimi:

Leximi i letrës së Veliajt: Me gjithë vullnetit tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të prokurorisë, mbrojtja ime do ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore.

Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botox as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush, kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”, thuhet në letër.

Plarent Ndreca: Nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën referuar deklaratës që sapo lexuat, ndonëse vullneti i tij ka qenë të vijë vetë në proces. Dje kërkova të takohem dhe të konsultohem me klientin, edhe për sa i takon qëndrimeve që do të mbanim.

Duhet të diskutoja me ta disa elemente që të marrë konfirmimin e tij për mbrojtjen që kemi përgatitur, e kemi gati por ka dinamika që ndryshojnë dhe duhet ti konfirmoj. Siç e patë nuk u lejova sa u detyrova të thërras mediat që ta kem si provë. Kemi kërkuar nga ju që të shpreheni me një vendim urgjent sepse situata e tij shëndetësore është antinjerëzore dhe anti-humane. Është me qetësues, me dhimbje dhe paterica.

Ols Dado: Qëllimet janë të mësuara. Ne kemi informacionet tona mjekët nuk mendojnë kështu për pamundësinë e pjesmarrjes në gjyq. Ne kërkojmë vijimin e seancës. Nuk ka prova për pretendimin e ngritur. Nëse do të kthejmë në debat gjyqësor çështjen ku duhet bërë operacioni, dakord.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑