E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime STOP-EMISIONI 53(Sezoni 12) 23 Nentor 2026-Gazetari kerkon shpjegime per familjen e pastrehe, drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyll deren Ishte i dyshuar për pastrim parash me HEC-et në Valbonë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin Grupi i PS përjashton Elisa Spiropalin, dy deputetët që abstenuan Tirana pa semaforë, gazetari i “Stop” bën eksperimentin dhe shndërrohet në… Fëmijët e shkretë bëjnë 2 km në këmbë për në shkollë! Prindërit lënë punën për ti shoqëruar Linda Kalemi nuk lëshonte dyqanin, pas denoncimit në “Stop” boshatis pronën! VIDEO/ Balla akuza kryebashkiakut të Kavajës: Lejet e ndërtimit pa kriter, inertet janë hedhur në anë të rrugës Vrasja në Fier, rritet bilanci i viktimave! Ndërron jetë edhe nipi i 60-vjeçarit
Aktualitet

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar këtë të martë dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani.

Prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të deklarohet fajtor për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’.

Ndërkohë, seanca u shty më 9 dhjetor ku pas konkluzioneve të mbrojtjes, gjyqtari Bib Ndreca do të shpallë vendimin.

Ish-deputeti Asllan Dogjani u kallëzua nga biznesmeni Ilirjan Çela lidhur me blerjen e një apartamenti në vlerën e 134 mijë eurove në vitin 2006 që ish-ligjvënësi sipas tij e ka blerë duke paguar paratë dhe jo përfituar kundrejt shërbimit të konsulencës juridike që i ka dhënë ndërtuesit, siç ka deklaruar.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑