E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Tentuan të grabisnin shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, dy të arrestuarit shqiptarë Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni
Aktualitet

“Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë

Një kallëzim penal i depozituar në Prokurorinë e Posaçme, ku në qendër është Salarjon Totaj, bashkëshorti i deputetes socialiste Elisa Spiropali, ka vënë në lëvizje SPAK-un. Organi i akuzës ka regjistruar një procedim penal pas kallëzimit ndaj Totajt, Spiropalit dhe disa personave të tjerë, ku ngrihen pretendime për disa vepra penale.

Në kallëzim përmenden dyshime për “Refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive”, “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimin e detyrës”, si dhe “Korrupsionin aktiv dhe pasiv”.

E pyetur për këtë çështje, Elisa Spiropali deklaroi se nuk e shqetëson numri i kallëzimeve që mund të depozitohen në SPAK, duke theksuar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se nuk është e shantazhueshme.

“Dua ta them shumë qartë, që jo një kallëzim të ketë në SPAK, por të gjithë ata që dihet kush janë, të vihen në rresht e të bëjnë 100 kallëzime, nuk e kam pikën e problemit. Unë e kam pasur shumë të qartë çfarë vjen kur e kam nisur këtë betejën. Nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk jam e shantazhueshme, sepse po flas në parim. Çështje që kam ngritur nuk ka qenë personale. Ka institucione.

Unë kam folur vetëm për përdorimin e institucioneve në funksion të shtypjes së çdo zëri. Më shumë mund t’i vlejë atij që e merr atë gjobën 5 mln në protestë. Zgjidhja ishte represioni, apo ishte t’i dëgjosh e të reagosh? Këtu ata që humbin, treten, nuk kanë më asnjë mundësi.

Unë kam qenë drejtuese politike në shumë vende, kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ka ikur koha tani që vendos drejtuesi politik për titujt. Në këtë fazë që jemi drejt BE-së, o do zgjedhim demokraci apo autokraci, o liri, o kontroll. Ose të jemi të guximshëm, ose të dalim dhunshëm në rrugë.

Gjithë tymnaja që është ngritur në publik, për një kallëzim anonim, jam krenare për familjen time. Se përmendin edhe rastin e një personi tim të afërt, që është mjeke dhe s’ka kaluar njëherë me të kuqe.

SPAK është aset i çmuar i Shqipërisë. Duhet mbrojtur, duhet garantuar të gjitha kushtet për çdo punë që ka të bëjë me Shqipërinë. Duhet ruajtur nga ndikimi politik. Në portalet e TV-të që paguhen nga interesa të errëta e të dyshimta.”, tha Spiropali para gazetarëve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑