Më 24 prill 2026, emisioni “Stop” transmetoi shqetësimin e banorëve të lagjes Gërmadhë, në fshatin Ferraj, të Njësisë Administrative Dajt. Rreth 40–50 familje jetonin prej vitesh pa ujë të pijshëm dhe pa rrjet kanalizimesh. Banori Hamit Kodra tregoi vështirësitë e përditshme për sigurimin e ujit, duke udhëtuar disa herë në ditë drejt Linzës, në Shkallën e Tujanit, për të mbushur bidonët. Edhe kryetari i Njësisë Administrative Dajt, Alfred Brahja, e pranoi, se bëhej fjalë për një problem të hershëm, për të cilin ishin bërë përpjekje për zgjidhje, por pa rezultat konkret.Pas transmetimit të “Stop”, Njësia Administrative Dajt e ndoqi rastin pranë drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Meqenëse zgjidhja përfundimtare kërkonte kohë, për shkak të procedurave të projektimit, tenderimit dhe zbatimit, u gjet një alternativë e përkohshme. Në bashkëpunim me një fondacion, familja Kodra u pajis me pus, duke siguruar më në fund ujë për nevojat e saj. Kryetari Alfred Brahja komunikoi edhe me kryefamiljarin Bajram Kodra, i cili tha, se problemi i furnizimit me ujë ishte zgjidhur.
Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin!