E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar
KLIPET

Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin

Në redaksinë e emisionit “Stop” ankohet Niko Shallvari, nga Skrapari, i cili ka një kompani makinash me qira. Më 23 shtator, një automjet tip Jeep, në pronësi të tij dhe e marrë me qira nga një shtetas belg, u përfshi në një aksident rrugor me një automjet tip Mitsubishi, që drejtohej nga Caush Mingo, në rrugën, që të çon drejt Ujëvarës së Bogovës. Pas aksidentit, të dy drejtuesit u gjobitën nga policia për largim nga vendi i ngjarjes, ndërsa mungesa e një përcaktimi të qartë të shkakut dhe fajtorit bëri, që çështja e dëmshpërblimit të mbetej pezull. Shtetasi belg pretendonte, se ishte paraqitur në polici, për shkak të vështirësive në komunikim, pasi punonjësit nuk flisnin anglisht, ndërsa pala shqiptare jepte një version tjetër të ngjarjes. Përmes fotografive të ditës së aksidentit dhe dokumentacionit të policisë, “Stop” rindërtoi dinamikën e përplasjes dhe evidentoi, se automjeti Mitsubishi ishte i ngarkuar me dru. Bashkë me Niko Shallvarin iu drejtuam Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, duke kërkuar rishqyrtimin e ngjarjes nga komisioni përkatës. Përgjigjja erdhi shpejt. U përcaktua, se shkak i aksidentit ishte mosrespektimi i rregullave për pozicionimin në rrugë nga drejtuesi i Mitsubishi-t, Caush Mingo. Kështu, pas ndërhyrjes së “Stop”, aksidenti më në fund kishte një fajtor dhe Niko Shallvari mund të vijojë procedurat për dëmshpërblimin e automjetit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑