E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
Aktualitet

Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar një ndryshim në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se Arjola Byzyka do të marrë drejtimin e kësaj drejtorie, duke zëvendësuar Zhanetën, me të cilën, sipas tij, ka pasur 13 vite bashkëpunim.

Në reagimin e tij, Veliaj ka falënderuar drejtuesen që largohet për kontributin e dhënë ndër vite, ndërsa për pasuesen e saj ka ndarë disa vlerësime, duke e cilësuar si profesioniste, aktiviste të përkushtuar dhe një nënë të dashur.

Krahas ndryshimit në drejtimin e drejtorisë, Veliaj ka bërë edhe një njoftim që prek drejtpërdrejt familjet e Tiranës. Sipas tij, nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të ofrohen falas.

Kryebashkiaku e ka cilësuar këtë si një hap në mbështetje të prindërve dhe për krijimin e më shumë mundësive për fëmijët.

Megjithatë, në postimin e tij nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi mënyrën se si do të zbatohet kjo nismë, cilat kategori do të përfitojnë dhe nëse falas do të jenë të gjitha shërbimet që ofrohen në çerdhe dhe kopshte.

Njoftimi për shërbimin falas nga viti 2027 vjen së bashku me prezantimin e drejtueses së re të institucionit që administron këto struktura në kryeqytet.

Postimi i plotë:

Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.

Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet.

Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas!

Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑