VIDEO/ Bllokohet teleferiku në 1000 metra lartësi, turistët përjetojnë tmerrin në ajër, zbresin me litar

Disa turistë kanë përjetuar momente tmerri pasi teleferiku i tyre u bllokua dhe ata u detyruan të vareshin me litar 1000 metra mbi tokë për të shpëtuar.

15 persona mbetën të bllokuar në ajër mbi shtegun Parwanoo në vargmalet veriore të Shivalik në Indi për shkak të një problemi teknik.

Katër persona ndodheshin në teleferikun që po ngjitej dhe 11 në atë që po zbriste.

Grupi mbeti i bllokuar për më shumë se një orë para se shërbimet e emergjencës të mbërrinin në vendngjarje.

Në video shihen turistët duke u evakuuar nga teleferiku me një litar.

Në vendngjarje u dërguan gjithashtu ekipe nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive

Të Fundit