E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Emisioni i plotë

STOP – EMISIONI 39 (SEZONI 2)

Pranga për pedagogun e anglishtes Ukë Bucpapaj, Voltana Ademi prish lulishten.
Policia e Tiranës njoftoi sot, se vuri në pranga pedagogun e anglishtes Ukë Bucpapaj, pas transmetimit në “Stop”, të video-skandalit të shitjes së diplomave të anglishtes, kundrejt pagesës prej 150 eurosh. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës pyetet nga “Stop” për prishjen e lulishtes në qytetin, që ajo administron dhe përgjigja e saj është në kufijtë e absurdes.

Skandali i kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, seks në këmbim të drejtësisë.
Një qytetare ka një cështje në Gjykatën e Shkallës së parë në Gjirokastër dhe kërkon takim me kreun e saj Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale. Qytetarja refuzon, humb cështjen dhe në këtë moment dyshon, se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës Guximtar Boci.Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së cështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Qytetarja – Ti e ke fajin.
Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.
Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?
Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?
Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.
Qytetarja – Si ma thua ti?
Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?
Gjyqtari – Ja të ikin këta.
Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojmë içik kësaj?
Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.
—————————-
Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?
Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?
Qytetarja– Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the çështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?
Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?
Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.
Qytetarja– Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi, më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…
Gjyqtari – Po.
Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.
Gjyqtari – Unë ta ofrova?
Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.
Gjyqtari – Po.
Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?
Qytetarja – Mua ndonjë copë?
Gjyqtari – Ee. Ç’pate ti?
Qytetarja –Më shqetësove.
Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?
Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…
Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.
Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…
Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.
Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.
Qytetarja – Si iku ore?
Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se ç’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

(kalon një person)
Gjyqtari – Ç’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?
Qytetarja – Cili timi mo?
Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?
Qytetarja – Ç’punë kam unë, s’e njof fare kush është.
Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .
Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.
Qytetarja – S’ka problem.
Gjyqtari – Do të puth prapë.
Qytetarja – Ç’do bësh mo?
Gjyqtari – Do të puth.
Qytetarja – Do më puthësh?
Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

Qytetarja refuzon të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci dhe humb çështjen. Ajo thotë se se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c’a të duash.
Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.
Blerta – C’a?
Qytetarja – Të veja me të.
Blerta– Ëhë.

Qytetarja –O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)
Blerta – Dhe kur I thashë unë…
Qytetarja – Më vdekshin dy fëmijët, troç.
Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c’a do bëjmë, bëj c’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.
Qytetarja – I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa .. përplasem unë, kështu do t’i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp I thashë , se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhain tim, i thashë.
Qytetarja – Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë… unë e kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë.

Jo vetëm seks, por edhe korrupsion e kërcënime në Pallatin e Drejtësisë.
Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk ka vetëm seks, por edhe shumë korrupsion e kërcënime. Në pjesën e fundit të regjistrimit audio, kreu i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i tregon qytetares, sesi të veprojë në apel, sa para të japë, se ndryshe nuk e fiton dot cështjen. Ndërsa gjyqtarja Blerta i thotë, se e mori vendimin në disfavor të saj, për shkak, se e kishin njoftuar nga KLD-ja, se do t’i vinin kontroll për këtë dosje. Kjo pjesë e emisionit mbyllet me kërcënimin me jetë që Guximtar Boci i bën qytetares, kur kjo e fundit i thotë, se e ka regjistruar…

Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk ka vetëm seks, por edhe shumë korrupsion e kërcënime. Në pjesën e fundit të regjistrimit audio, e publikuar në emisionin “Stop” në Televizionin Klan, kreu i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, i tregon qytetares, sesi të veprojë në Apel, sa para të japë, se ndryshe nuk e fiton dot çështjen.

Qytetarja – Të lutem shumë, më sqaro pak si të bëj në apel?
Gjyqtari – Siç bëre në Shkallë të Parë.
Qytetarja – Të marr atë, që mora në shkallë të parë?
Gjyqtari – Po ç’të të them unë? Di unë ç’do marrësh ti? Dërgo avokatin aty, të flasë me gjyqtarin, ç’mund të bësh. Po ai, s’të lë ai gjyqtar. Ik, ke muhabet me atë gruan e tij?
Qytetarja – Me Lonën?
Gjyqtari – Motra ka muhabet me atë?
Qytetarja – Po ka muhabet me atë.
Gjyqtari – Ik, zëre atje, jepi lekët Lonës, të blejë truallin.
Qytetarja – T’i jap lekët ? Ku t’i gjej lekët?
Gjyqtari – Pa lekë s’ta jep ai.
Qytetarja – Si s’ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t’i jap?
Gjyqtari – Po ku di unë, unë s’jam ai tani. Ti bën ca pyetje ore, për Zotin.
Qytetarja – Po ç’ja fut kot. Po mirë ore, ti e ke një ide, se unë …
Gjyqtari – Po ku kam idera.
Qytetarja – Se unë kam hall, që të pyes kot.
Gjyqtari – Po ç’idera ? Do vejë avokati, do bisedojë me të dhe të thotë, di unë c’idera kam unë . Sikur janë pantallona. I blejmë 70 mijë lekë, ju vënë tvsh shtatë herë 20 , 84 edhe 6 do t’i fitojnë 90 mijë lekë. Di unë, se ç’muhabete kanë ata?
Gjyqtari – Po nuk mbaj mend tani me hollësi, se unë e kisha mendjen për tjetër punë.
Qytetarja – Për ç’punë e kishe mo Guxim?
Gjyqtari – E kisha për ashtu…
Qytetarja – Të më pëlqeje mua.
Gjyqtari – E.
Qytetarja – Tani s’më pëlqen më edhe ndaj s’mi thua?
Gjyqtari – Po normal. Kështu është bota, interes.
Qytetarja – Çfarë thua?
Gjyqtari – Po re, se kapitalizëm tani. Mbaje mend tani. Mbaje mend tani, s’ka…
Qytetarja – Këtë shprehje mbaje mend, që bota është interes.

Ndërsa gjyqtarja Blerta i thotë, se e mori vendimin në disfavor të saj, për shkak, se e kishin njoftuar nga KLD-ja, se do t’i vinin kontroll për këtë dosje.

Blerta– Troç fare, unë nuk e bëra, se ajo filloi me letra.
Qytetarja – Me ankesa.
Blerta– Filloi me ankesa edhe mua më erdhi sinjal nga shoqja ime, që e kam në KLD. Tha: Blerta do vijnë për filan dosje. Dhe ma thotë, ja po të gënjej për shpirt të atij, dhe më thotë: të lutem tha, që ta mbyll unë, se do vij unë, që ta bëj kontrollin e dosjes. Jepe në favor të saj, ta mbyllim.

Blerta– Telendare. E bëjnë, se është telendare, nuk e bëjnë, se I shikojnë letrën. Kupton? Mua katër herë më ka kërkuar ministria, tre herë ma ka kërkuar KLD-ja këtë.
Qytetarja – Dosjen.
Blerta –Shtatë herë të mira, po e po. Shtatë herë të mira. Të premten dhashë vendim , ditë e premte ishte? Unë të hënën isha në seminar.
Qytetarja – Të premte, data 27.
Blerta–Të hënën kishin ardhur, kishin marrë dosjen. Mirë, që kisha bërë edhe vendim , kisha bërë edhe kopjen e vendimit. Më tha ajo shoqja mua, si do ikësh ti tha. Ne do vijmë për kontroll për filan dosje. E unë e shpall nesër, i thashë unë. Të lutem, më tha mua, të lutem, se nuk durohet. E kupton?
I gjithë ky skandal mbyllet me kërcënimin me jetë që Guximtar Boçi i bën qytetares, kur kjo e fundit i thotë, se e ka regjistruar…

Qytetarja– Mbaje cik makinën, mbaje!
Gjyqtari – Do bësh gruan xheloze.(i thotë taksistit)
Qytetarja– S’ka problem. Dil cik më para, hap krahun.
Gjyqtari – Ca?
Qytetarja– Hap krahun më para. Hajde!
Qytetarja– Të erdhi mirë, që më the ashtu ?
Gjyqtari – Si?
Qytetarja – Ashtu siç ma bëre ti. Të tëra regjistrimet, që kam, të hënën i ke tek gazetarja. Hajt mirupafshim tashi.
Gjyqtari – Ti atë bën edhe…
Qytetarja – Ja të shohësh.
Gjyqtari – Bashkë do ndahemi me plumbat.
Qytetarja – Po.
Gjyqtari – Se unë të flisja në mirëbesim.
Qytetarja– Po ashtu do ndahemi.
Gjyqtari – O çupë , thirri mendjes.
Qytetarja– Ik.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑