E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Aktualitet

Shfaqi probleme kardiake, vdes i mituri në Korçë. Rasti i katërt brenda pak ditësh

Një 12-vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së Maliqit ka ndërruar jetë një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga drejtoria e shkollës 9-vjeçare në Vashtemi, ku i mituri ishte nxënës i klasës së 7-të.Burime pranë shkollës bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së 12-vjeçarit janë problemet kardiake që ai shfaqi. Megjithatë pritet ekspertiza ligjore për të saktësuar shkakun e vdekjes.

Fillimisht, i mituri mori trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Korçës, por për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transportua me urgjencë në QSUT, ku humbi jetën.

Ky rast ka shtuar shqetësimet për rritjen e rasteve të vdekjeve nga problemet kardiake tek moshat e reja në qarkun e Korçës. Vetëm disa ditë më parë, tre të rinj të tjerë humbën jetën në qytete të ndryshme të qarkut: një 16-vjeçar në Korçë, një 17-vjeçare në Pogradec, dhe një 15-vjeçare në qytetin e Ersekës.

Autoritetet shëndetësore dhe ata të rendit po zhvillojnë hetime për të zbardhur shkakun e këtyre vdekjeve dhe për të siguruar informacion të saktë për faktorët që mund të kenë kontribuar në këto tragjedi.

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑