Seriali Squid Game frymëzon një reality show, fituesi merr 4,56 milionë dollarë

Netflix po rekruton pjesëmarrës për një “reality show” të frymëzuar nga seriali i tij më i njohur i vitit, Squid Game, ku fituesi merr një çmim prej 4.56 milionë dollarë.

Njerëzit që do marrin pjesë në këtë lojë, nuk do të kenë rrezik për jetën. 456 persona pritet të bëhen pjesë e lojërave.

Netflix konfirmoi se seriali i njohur do të rinovohej për një sezon të dytë në fillim të kësaj jave. Pjesëmarrësit duhet të jenë të paktën 21 vjeç, të cilët duhet të flasin anglisht dhe të jenë të disponueshëm deri në 4 javë xhirime në fillim të vitit 2023.

Netflix përballet me konkurrencë të fortë nga rivalët e transmetimit, por u godit gjithashtu pasi ngriti çmimet dhe u largua nga Rusia.

Në prill, ai zbuloi një rënie të mprehtë të abonentëve dhe paralajmëroi se miliona të tjerë do të largohen nga shërbimi i transmetimit.

 

Të Fundit