E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Aktualitet

Realizohet ndërhyrja e vështirë në QSUNT: Hiqet tumori në kokë përmes vetullës

Ekipi i mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses një ndërhyrje të vështirë te një 34 vjeçare ku kanë hequr tumorin në kokë përmes vetullës.

Ndërhyrja e cila u krye nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës bëri të mundur heqjen e plotë të tumorit 3 cm në tru pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtimin e nuhatjes tek pacientja.

Mjekët që morën pjesë në këtë operacion ishin Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona.

Pas këtij lajmi kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor, ndërsa publikoi edhe 2 foto të shkëputura gjatë kryerjes së operacionit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑