E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
Bota

Putini i sëmurë rëndë? Kremlini: Është aq “keq” sa luan hokej

Vladimir Putin “po luante hokej” në fundjavë. Ky është sqarimi i dhënë nga Kremlini në përgjigje të pretendimeve të radhës se lideri rus mund të vuajë nga ndonjë sëmundje e rendë dhe se ky fakt po mbahet i fshehtë.

Zëdhënësi i tij Dmitry Peskov tha të hënën për NBC News: “Mund t’ju them një gjë që dje, e di, gjatë pasdites ai ishte duke luajtur hokej. Bëhet fjalë për ditën e djeshme, ai po luante hokej dhe pastaj mendoni vetë për shëndetin e tij. “

Prej kohësh tashmë, sidomos që pas nisjes së luftës në Ukrainë, të shumta janë zërat që sugjerojnë se Vladimir Putin mund të vuajë nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Dyshimet kanë lindur nga sjellje deri diku të pazakonta të presidentit rus. Megjithatë, Peskov i ka quajtur qesharake thashethemet për shëndetin e presidentit dhe disa herë i ke hedhur poshtë.

Zëdhënësi i Putinit, për të mbështetur akoma më tej “versionin e tij”, solli në vëmendje Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg ku Putin foli tre orë e gjysmë, përpara se të merrte pjesë në një panel diskutimi.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑