Përplasi këmbësorin dhe ia mbathi, shoferi rikthehet sërish në vendngjarje dhe rreh një dëshmitar

Një shofer 40-vjeçar u arrestua nga karabinierët në Monza (Itali), i akuzuar se kishte përplasur një këmbësor me makinë dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes, por nuk mbaron me kaq më pas shoferi është kthyer në këmbë në vendin e aksidentit rrugor për tu siguruar që mos të njihej nga asnjë, duke rrahur një dëshmitar. Burri u gjurmua më vonë nga ushtria në shtëpi, teksa pretendonte se ishte në gjumë.

Nga hetimet e para, burri nga Brianza ka qënë drejtuar makinën Volksëagen Golf të nënës së tij, ka goditur një 40-vjeçar, gjithashtu banues në Brianza. Menjëherë ai iu afrua të plagosurit, duke u munduar që ta ngrinte me forcë për ta çuar në spital. Kur disa kalimtarë tentuan ta bllokonin, shoferi u largua me vrap.

Gjysmë ore më vonë ai është kthyer në vendngjarje në këmbë, duke besuar se nuk është njohur, ndërsa ekipet e shpëtimit po përgatiteshin të largonin të plagosurin pasi e kishin stabilizuar. “Ai e përplasi”, bërtiti një burrë që e njohu. Në atë moment ai e goditi në fytyrë dhe u largua sërish, por karabinierët e ndoqën deri në shtëpi.

Të Fundit