E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Aktualitet

Moti i keq nga veriu në jug, Haki Çako në terren: Të gjitha strukturat në punë, akset nacionale janë të hapura

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako ka dalë në terren për të mbikëqyrur situatën e krijuar prej reshjeve të dëborës dhe shiut. Ai informon se të gjitha strukturat kanë punuar në mënyrë intensive, sidomos gjatë 24 orëve të fundit dhe se aktualisht nuk ka ndonjë situatë problematike.

Sipas Çakos, edhe situata në Vlorë është nën kontroll, duke theksuar se nuk ka prezencë uji. 

“Prej gati 3 ditësh, ashtu siç ishte parashikuar, vendi ynë është përfshirje nga reshtje të shumta bore e shiu në të gjithë territorin e Republikës. Në këto kushte, të gjitha strukturat, institucionet dhe njësitë e pushtetit vendor kanë marrë masa për përballimin me sukses të situatave të krijuara nga faktorët atmosferikë, qoftë në veri ose jug. Aktualisht mund të themi se zona e veriut është përfshirë thuajse e gjitha nga reshjet e dëborës dhe ndodhet nën mbikëqyrje të plotë me të gjitha strukturat, por ajo që vlen të theksohet është se të gjitha akset nacionale janë të hapura. 

Të gjitha kompanitë kontraktore, ARRSH-ja dhe të gjitha institucionet e tjera janë në krye të detyrës për të mundësuar qarkullimin e automjeteve gjatë 24 orëve. Ka pasur ndërhyrje edhe të Forcave të Armatosura. Në Vlorë është operuar gjatë natës dhe aktualisht situate është nën kontroll, nuk ka prezencë uji. Është ndërhyrë në Qafë-Murriz, ku u është dhënë ndihma 3 personave. Të gjitha njësitë administrative në veri, ka struktura në terren”, deklaroi ai. 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑