Një vajzë e re britanike ka mbetur ekstremisht e zhgënjyer nga mbushësi i saj i buzëve, pasi fytyra e saj është kthyer si fytyra e një kukulle dhe të gjithë po e thërrasin “buzëpeshk”.
Edhe vetë mjekët nisën të qeshin me Charis Evans teksa ajo i shprehu shqetësimin se ‘fytyra e saj ishte e shkatërruar’.
Evans, pretendon se ka marrë filler buzësh që kur ishte 20 vjeç, pasi ishte “trend” dhe pagoi 90 paund për ndërhyrjen e saj të tretë me injeksion në buzë, por pas saj ajo nuk ishte në gjendje të konsumonte ushqim pasi buzët u frynë në përmasa të frikshme dhe e “përvëlonin” teksa hante gatime pikante.