E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Lajme

“Më keq se kaq nuk bëhet”, Basha: Rama ka vrarë besimin, thika e fundit që i ngul vendit para zgjedhjeve

Lideri PD-së Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me anëtarë të shoqërisë civile, deklaroi se Rama ka vrarë besimin e shqiptarëve në 8 vjet qeverisje.

Basha theksoi se vrasja e besimit për qytetarët është thika e fundit e tij për popullin shqiptar.

“Rama ka pushtet të pakufizuar, si në kohën e Enver Hoxhës. Emigracion ka pasur dhe do ketë gjithmonë, edhe qeveria e ardhshme patjetër që nuk do e ndalë emigracionin, por përmasat e këtij fenomeni në Shqipëri janë të mëdha. Të mos ikin të riinjtë nga vendi, çelësi është ekonomia. Ndreqja e problemit fillon me largimin e Ramës nga pushteti. Ky iu thotë shqiptarëve “Më keq se nuk bëhet”. Shqipëria ngeci në baltë për 8 vjet. Rama ka vrarë besimin, ka vrarë shpresën. Kjo është thika e fundit që Rama i ngul vendit, para zgjedhjeve. Ulja e pritshmërive bëhet për të justifikuar dështimet”, tha Basha.

Lulzim Basha nënvizon se kjo qeveri që është sot në pushtet, është më e keqja që kemi pasur ndonjëherë.

“Kjo që kemi sot është më e keqja që kemi pasur ndonjëherë. Jemi komb që kemi mbijetuar. Shqiptari nuk ka kufi po iu dha mundësia, ne duam t’ju japim mundësi shqiptarëve. Çdo gjë është në duar të pesë njerëzve që janë ortakë të kryeministrit. Ne vetëm importojmë, eksportojmë vetëm trurin e rinisë.

Sot ka qeveri që mendon vetëm për veten e vet,. Pas 25 prillit, edhe në Shqipëri do të ndodhë si në vendet e rajonit, shqiptarët do të qëndrojnë këtu duke fituar para të majme, në vendin e tyre. Nëse nuk i plotësoj këto premtime, s’dua mandat tjetër”, u shpreh Basha.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑