Mbledhja/ Rama: Kemi një sinergji të plotë me Albinin dhe pse pak kush e beson

Kryeministri, Edi Rama, po flet në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që po zhvillohet këtë të hënë në Prishtinë.

Rama tha se falenderon Albinin dhe se është kënaqësi e veçantë dhe pse pak kush e beson se “kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë”.

“Unë ndoqa fjalimin e përgatitur, ka rëndësi të vecantë, evidentojnë më së miri rezultatet konkretet të një bashkëpunimi konkret. Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëj duke falenderuar Albinin dhe të gjithë ju po në veçanërisht Albinin, duke thënë në sy të të gjithëve për mirë apo për keq se është kënaqësi e veçantë dhe pse pak kush e beson se kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë e se qeshim jo pak. Dua të them disa shifra që janë domethënëse, kur ne kemi nisur punën nga afër kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 mln euro, sot volumi i shkëmbimeve tregtare është 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën ku shifrat marrin një lloj serioziteti, ndërkohë që vite të tëra ishin harxhuar në këtë drejtim. Ajo që dua të sell në vëmendje është se sot rezultojnë të regjistruara 1225 subjekte nga Kosova. 145 të tjera janë në pronësi të përbashkët me partnerë në Shqipëri. Investimet e Kosovës në Shqipëri, 9 mln euro. Në 2021, 139 mln euro, është shifër domethënëse, e fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike, ka qënë 16 mln i 2018. Jemi në 21 në vitin 2021, indikator i rëndësishëm. Kemi mundësi që ta shtojmë volumin e investimeve.”-tha Rama.

Të Fundit