E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Aktualitet

“Luftën e kam me Ramën”, Adriatik Lapaj: Nëse shqiptarët s’më duan…

Në studion e “Opinion” në Tv Klan këtë të Enjte “plasi” një debat që u iniciua nga disa akuza të Arlind Qorit sa i takon hapësirës televizive që i është dhënë vitet e fundit. Duket se ai që e tejkaloi më lehtësisht 1 orë e 15 minuta ‘tension’ ishte Adriatik Lapaj i cili nuk hezitoi të citojë objektivat e tij për zgjedhjet e 11 Majit.

“Këtu nuk ka as të majtë, as të djathtë. Në këto 34 vite, e kanë ndarë popullin në tifozë, gjasme këta janë të majtë… Ç’lidhje ka e majta me një kryeministër që mban avion personal? E majta është kursim, apo jo?! Kjo ndarja në tifozë, ti je ballist ose ti je komunist është fiktive. Nuk është e vërtetë! Përtej kamerave nuk është ajo ndarje. Kur fiken kamera nuk e kanë atë konfliktin. Lufta nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve, është mes pengmarrësve që e kanë marrë peng këtë vend dhe e trajtojnë me procedurë këtë Republikë dhe një populli të marrë peng.”

Teksa thotë se “derën e ka të hapur” për partitë e reja, shkon te thelbi. Lapaj thekson se “luftën” e ka vetëm me kryeministrin e vendit Edi Rama, të cilin e ka ftuar edhe për debat.

“Me këtë e kam unë luftën, s’e kam me këta! Nëse shqiptarëve nuk ju pëlqej unë, por e duan ndryshimin, le të votojnë këta!”, shtoi Lapaj.

Kryeredaktori i lajmeve në Tv Klan Fatos Hakorja i drejtoi pyetjen se pse “kreu i qeverisë duhet të dalë përballë tij në debat?”

Lapaj dha këtë përgjigje: Unë si person fizik e juridik flas, kërkoj e përgjigjem për veten time! Unë i kam thënë kryeministrit, zotëri është standard botëror. Kryeministri, presidenti që garon për të mbajtur postin duhet të garojë me rivalët e vet politikë, a jam unë, a janë këta? Caktojeni edhe ju gazetarët që bëni ftesat, e caktojnë edhe sondazhet. Zotëri, unë tek sondazhi i Euronews unë dal 46% pëlqyeshmëri, s’mund të më trajtosh si anonim. Ky është fakt!

Kryetari i “Shqipëria bëhet” e mbylli retorikën e tij duke thënë “se do e shohim pas zgjedhjeve”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑