Koreja e Jugut lëshon raketën e saj të parë hapësinore: Eksperiment i suksesshëm

Koreja e Jugut ka testuar me sukses raketën e saj të parë hapësinore të zhvilluar në vend.

Korea Space Launch Vehicle-II (KSLV-II), e njohur ndryshe si Nuri, është një raketë 200 tonëshe e fuqizuar nga karburanti i lëngshëm.

Ajo u lëshua nga Qendra Hapësinore Naro në Goheung, Provinca Jugore Jeolla, rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, ose në orën 09.00 me orën tonë.

Sipas qeverisë, transportuesi u nda me sukses nga rezervuari kryesor dhe më pas nga faza e dytë përpara se të arrinte 300 km larg sipërfaqes së tokës, duke përfunduar “të gjitha sekuencat e udhëtimit”.

 

Të Fundit