Itali, u gjet e vdekur në Katania, rrëfehet nëna e 5-vjeçares: E vrava unë!

Elena Del Pozzo, vajza 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo (Catania), u gjet e vdekur. Ka qenë nëna e saj, Martina Patti, 23 vjeçe, e cila ka gjetur trupin e vogëlushes pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

E reja ka rrëfyer para karabinierëve dhe prokurorëve se kishte vrarë vajzën e saj, por në pyetje nuk mundi të shpjegonte se si dhe pse e ka kryer krimin. Rrëmbimi ishte një inskenim për të mbuluar vrasjen.

Karabinierët e Katanias gjetën trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin dhe babain e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

Të Fundit