Helikopteri i ushtrisë shqiptare bën ulje emergjente në stadiumin e Librazhdit, ky është shkaku

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka kryer ulje emergjente në një fushë futbolli.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Librazhd. Mësohet se piloti u desh të bënte ulje emergjente për shkak të një defekti që pësoi mjeti.

Fatmirësisht, piloti është jashtë rrezikut për jetën ndërsa nga ulja nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar.

Siç shihet nga fotoja e mësipërme, në fushë ishin duke luajtur fëmijë të vegjël. Këta të fundit u larguan kur konstatuan helikopterin.

 

Të Fundit