E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
Bota

“E mora hua makinën, do takoja vajzën që njoha në Tik Tok”, alibia e çuditshme e shqiptarit në Holandë

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Holandë. Më 14 mars kamerat kapën një makinë “Opel Insignia” të cilën policia e ndaloi për kontroll. Në makinë u gjet 5 kilogram kokainë e fshehur nën kroskot.

Prokuroria Publike kërkon 3 vite burg për 30 vjeçarin.

Drejtësia dyshon se shqiptari ishte i përfshirë në kontrabanën ndërkombëtare të drogës.

Makina që ai drejtonte rregullisht kalonte kufirin gjerman në Venlo përpara se të hynte në Belgjikë.

30 vjeçari i tha policisë se ishte rrugës për në Dyseldorf, por nuk mundi ta shpjegonte se pse “Google Maps” ishte vendosur në një destinacion në Hamburg.

“Nëse ai ishte nisur vërtet për në Dyseldorf, ishte shumë larg nga rruga”, tha Gjykata.

“Isha i humbur”, shpjegoi shqiptari.

“Kisha njohur një vajzë përmes TikTok-ut dhe doja ta takoja.”

Në dëshminë e tij, ai po ashtu tha se makinën në të cilën u gjend kokaina e  kishte marrë hua te një i panjohur në Gjermani që nuk ia dinte as emrin. Gjykatësit e quajtën historinë e çuditshme.

“Ju thoni se keni marrë një makinë nga dikush që nuk e njihni dhe nuk ia dini emrin ose ku jeton. Kjo është një histori e çuditshme, zotëri”, i tha Gjykata të riut shqiptar.

Avokati kërkon pafajësinë

Avokati Alexander Admiral i tha gjykatës se klienti i tij nuk e kishte idenë se droga ishte fshehur në makinë.

“Ai nuk e kishte idenë se kishte një hapësirë ​​të fshehur në makinën që mori hua. Klienti sigurisht që nuk e dinte që përmbante pesë kilogramë kokainë.”

Ai kërkoi lirimin e 30-vjeçarit shqiptar. Ai iu referua vendimeve të gjykatave të tjera që liruan personat që drejtonin një makinë me një ndarje të fshehur në të, shkruajnë mediat e huaja.

I dyshuari e mori fjalën në fund të seancës: “Nëse jeni të bindur se realisht kam qenë në dijeni për drogën në makinë, ju kërkoj të mos më dënoni me tre, por me tridhjetë vjet”.

Gjykata do të vendosë brenda dy javësh./

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑