E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Aktualitet

Berisha zbardh takimin me Salianjin në burgun e Fierit, zbulon gjendjen e ish-deputetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar për rreth 1 orë në burgun e Fierit ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Pasi ka dalë nga takimi, kryedemokrati Berisha e ka quajtur Salianjin “deputet të fjalës së lirë”, për të cilin ka thënë se po vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit dhe qytetarëve. Më tej, Berisha është shprehur se ish-deputeti demokrat ka bërë shërbimin më të madh dhe të çmuar në Shqipëri.

Sali Berisha: Takova deputetin e fjalës së lirë që dergjet dhe vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, qytetarëve dhe kreu detyrën e tij duke denoncuar në atë kohë klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, atë të Geron Xhafës. Ervin Salianji bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar që faktohej se Agron Xhafaj, njeri me 3 emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte 2 vëllezër, një vëlla nga gjaku, Fatmir Xhafën dhe një tjetër nga morali, Olsi Ramën. Salianji goditi me një të rënë 2 klane mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë dhe Ballkanit, “Rama dhe Xhafa”, u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafias dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë. Në vend të tij, këtu duhet të ishte Fatmir Xhafa, Olsi Rama.

Kryedemokrati Berisha ka zbuluar për gazetarët dhe çështjet që ka diskutuar me Salianjin gjatë 1 ore takim në burgun e Fierit.

Sali Berisha: Gjendja e tij, natyrisht njeriu që përballet me një padrejtësi ekstreme, nuk mund të mos jetë një situatë e paparanueshme. Vendosmëria e tij në këtë betejë është e plotë. Biseduam për vazhdimin e betejës tonë dhe kjo betejë i garantoj që do të përfundojë vetëm kur Fatmir Xhafaj dhe klani Rama të marrin dënimin e merituar.

Kreu i PD-së, Berisha ka zbuluar se i ka bërë dhuratë 2 libra Ervin Salianjit.

Kujtojmë se Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej datës 27 Shtator 2024. Ish-deputeti akuzohet për “kallëzim të rremë publik” në lidhje me çështjen “Babale” pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg.

Arrestimi i tij u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan dënimin e tij me burg si vendimmarrje politike.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑