“A jeni pro serb”? Rama-gazetarëve:Më shumë se kaq, jam vëllau i Vuqiqit

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediat me kryeministrin Albin Kurti është pyetur nga gazetarët lidhur me qëndrimet e tij nëse është pro Serbisë. Rama tha me ironi se është vëllau i Vuqiqit, ndërsa theksoi se nuk ndërhyn në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kjo sipas tij është çështje ekskluzive e autoriteteve të Kosovës.

Më tej ai theksoi se qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë nuk dëmton qasjen apo qëllimin përfundimtar njohjen e Kosovës nga Serbia. Sipas Ramës nuk na duhet një Serbi e radikalizuar.

“Pro-serbizmi im. Po jam vëllau i Vuqiqit. E keni bërë statusin tim. Dua të them këtë. Ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm. Nuk hyj në çështjen e administrimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është çështje ekskluzive e autoritereve të Kosovës. Ashtu siç unë nuk besoj që qasja jonë e ndryshme ndaj Serbisë dëmton në çfarëdolloj mënyre qasjen apo qëllimin përfundimtar. Janë dy rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qëllim, që janë zgjidhja përfundimtare dhe njohja e Kosovës nga Serbia dhe paqja e drejtë që i takon shqiptarëve te Kosovës dhe gjithë e rajonit. Thënë të gjitha këto, unë dua ta përsëris që me Albinin e kemi një marrëdhënie që është e kahershme, shumë miqësore dhe që do jetë e tillë gjithmonë. Juve ju duket si shaka, ne jemi njerëz me bindje të forta. Ne jemi të qetë mendoj unë dhe këtë e tregon fakti që po të jeni kur ne jemi bashkë dhe të shikoni volumin e qeshjeve edhe autoironisë që na bashkon, mbase do habiteni dhe pastaj do thoni që jo mo vlla ky nuk qenka vëllai i Vuqiqit, qenka vëllai i Albinit”-tha Rama.

Të Fundit