E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Aktualitet

Ulet çmimi i energjisë elektrike për familjarët, çmimi i ri duke filluar nga shkurti

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, duke e përcaktuar atë në 8.5 lekë për kilovat orë (kWh) për ata që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj. Ky vendim u miratua gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të mërkurë nga ERE, pas shqyrtimit të kërkesës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për rregullimin e çmimeve.

Çmimi aktual i energjisë për konsumatorët familjarë ishte 9.5 lekë për kWh, ndërsa pas miratimit të këtij vendimi, çmimi do të ulet me 1 lek për kWh. Kjo ulje do të aplikohet për konsumatorët që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj dhe do të jetë në fuqi për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025.

Propozimi për uljen e çmimit u bë nga Drejtori i Tarifave në OSHEE, i cili deklaroi gjatë mbledhjes së ERE: “I propozojmë bordit të ERE-së miratimin e përcaktimit të shitjes për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025 për konsumatorët familjarë që konsumojnë më pak se 700 kËh në muaj. Çmimi i energjisë aktive do të jetë 8.5 lekë për kWh. Për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 700 kWh në muaj, çmimi për gjithë sasinë e konsumuar, duke filluar nga kilovati i parë, do të jetë 9.5 lekë për kWh”, tha Drejtori i Tarifave i OSHEE-së.

Ai gjithashtu shtoi se të gjitha çmimet për kategoritë e tjera të konsumatorëve do të mbeten të pandryshuara.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑