E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Aktualitet

Policia për vrasjen e 33-vjeçarit: Dyshohet se prishi marrëdhënien bashkëshortore të motrës së autorit

Prishja e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së autorit, ky dyshohet të ketë qenë motivi i vrasjes së 33-vjeçarit, Ramazan Mataj në Dragoç të Postribës në Shkodër. Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj ka zbardhur dinamikën e krimit të rëndë.

Nga hetimet ka rezultuar se 29-vjeçari Arjon Hasaj, banues në Dragoç ka organizuar dhe kryer vrasjen e Ramazan Matajt. I riu, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale ka komunikuar me Ramazan Matajn për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Por Arjon Hasaj nuk ka vepruar i vetëm pasi Policia thotë se ka bashkëpunuar dhe familjari i tij. 29-vjeçari është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës. Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Në përfundim të hetimeve, 2 vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj janë arrestuar.

Gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Akuzat që rëndojnë mbi Arjon dhe Klisman Hasaj:
Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Deklarata e Policisë:
Jam sot, këtu, së bashku me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit Ledio Ibrahimi dhe me prokurorin e rrethit Albert Murçaj, për të bërë prezente rezultatet e një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 05.01.2025, në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri shtetasi Ramazan Mataj, 33 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, menjëherë pas njoftimit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dragoç, ngriti një grup të posaçëm hetimor dhe së bashku me shërbime të shumta të Policisë së Shkodrës, të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, shkuan në vendin e ngjarjes.

Shëbimet e Policisë, pas veprimeve të shpejta në vendin e ngjarjes, shoqëruan në ambientet e Policisë, shumë shtetas, për t’i pyetur në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, vijoi punën në mënyrë intensive për të gjetur dhe fiksuar prova materiale që do t’i shërbenin hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i një hetimi intensive disaditor, në kuadër të operacionit policor të koduar “Profili i rremë”, grupi hetimor gjeti prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar dhe me disa pamje filmike ku shfaqej autori, duke ecur në rrugë.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.

Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Arjon Hasaj, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”;

Klisman Hasaj, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Theksojmë faktin se pas ngjarjes së ndodhur, në adresë të DVP Shkodër kanë ardhur shumë mesazhe nga qytetarët, për bashkëpunim dhe mbështetje, si dhe informacione, të cilat pavarësisht vlefshmërisë, ishin inkurajuese për punën intensive që Policia kreu për të zbardhur këtë ngjarje me impakt publik.

Falënderoj qytetarët, për mbështetjen dhe besimin, dhe dua t’i siguroj ata se Policia e qarku Shkodër është tërësisht e angazhuar për të intensifikuar hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

I garantoj qytetarët se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Shkodrës, është e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑