E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Bota

“Më thirrën buzë-peshk”, e reja pas fillerit të buzëve: U frynë 4 herë më shumë seç thanë mjekët (FOTO)

Një vajzë e re britanike ka mbetur ekstremisht e zhgënjyer nga mbushësi i saj i buzëve, pasi fytyra e saj është kthyer si fytyra e një kukulle dhe të gjithë po e thërrasin “buzëpeshk”.

Edhe vetë mjekët nisën të qeshin me Charis Evans teksa ajo i shprehu shqetësimin se ‘fytyra e saj ishte e shkatërruar’.

Evans, pretendon se ka marrë filler buzësh që kur ishte 20 vjeç, pasi ishte “trend” dhe pagoi 90 paund për ndërhyrjen e saj të tretë me injeksion në buzë, por pas saj ajo nuk ishte në gjendje të konsumonte ushqim pasi buzët u frynë në përmasa të frikshme dhe e “përvëlonin” teksa hante gatime pikante.

Sipas saj brenda disa orësh buzët kishin arritur katërfishin e madhësisë së tyre normale dhe i ndjente sikur do t’i shpërthenin.

Pas trajtimit në spital ajo u detyrua të mbante një maskë 24/7 për të fshehur ënjtjen, për të cilën 22-vjeçarja thotë se filloi të qetësohej pas një jave por ajo vazhdon të vuajë pasoja minimale.

 

 

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑