E Enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë

Vrau barbarisht gruan, rrëfehet piloti grek: I lumtur që kujdestaria e vajzës i kaloi prindërve të Caroline. I gatshëm të mbuloj shpenzimet e funeralit

Babis Anagnostopulos, ka reaguar nga burgu për vrasjen e gruas, por edhe për kujdestarinë e vajzës. Ai ka thënë se ndihet i lehtësuar që për të bijën e vogël do të kujdeset nëna e Caroline.

“Ndihem i lehtësuar, mësova që nëna e Caroline do të kujdeset për vajzën, ajo e do shumë atë”, tha Babis.

Babis ka deklaruar gjithashtu nga burgu, se është i gatshëm të mbulojë varrimin e të shoqes, nëse familja e saj nuk mundet ta paguajë atë. Gjithashtu, ai ka folur dhe për pronarin e tavernës që u gjet i vdekur, e për këtë krim, u dyshua se ka gisht dhe piloti.

“Nuk kam asgjë me të, ne nuk kemi njohur njëri-tjetrin, s’kam qenë kurrë në atë restorant”, ka thënë piloti.

 

32-vjeçari ka folur edhe për ditarin e Caroline, sipas tij, shënime të tilla nuk kanë ekzistuar dhe e gjitha është një mashtrim.

 

“Është e pabesueshme, Caroline s’ka pasur asnjë ditarë. E gjitha është një gënjeshtër e madhe”, përfundoi Babis.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑