STOP – EMISIONI 190 (SEZONI 2)

Drejtori i cirkut fsheh provat? – “Eshtë ndërmarrja ime”…
Pas transmetimit të abuzimit me detyrën nga ana e drejtorit të cirkut kombëtar, Kujtim Dumi, 4 nga akrobatët e trupës kanë denoncuar atë, që ndodhte në institucionin shtetëror. Ata dëshmojnë, se drejtori i conte në aktivitete të ndryshme private dhe u jepte pak ose aspak shpërblim financiar.Ndërkohë në orët e pasdites, Dumi u pa sërish në zyrë, edhe pse u shkarkua dje në mënyrë të menjëhershme nga Ministria e Kulturës.”Stop” shkoi në ambientet e cirkut, ku ndeshi në arrogancën e drejtorit, në atë, që ai e quajti “ndërmarrja ime”.

Akrobati 1Unë kam 12 vjet akrobat i Cirkut Kombëtar. Prej 12 vitesh kam qenë nxënësja e tij, deri në momentin që ai u bë Drejtor dhe nuk është se merrej më me ne, por na merrte në kompani super të mëdha telefonike, për ditën e verës… Vlera që na jepte ai ishte 5 ose 10 mijë lekë të vjetra.

Gazetari – Po ai sa merrte?

Akrobatja 1Mos të them 500, 1 milion se kompani e madhe, pothuajse marrin shumë. Edhe në një shfaqje ose premierë të vogël jashtë Cirkut Kombëtar, një ditëlindje ose dasëm, ku di unë, merrte 500-700 mijë lekë, ndërkohë që ne na jepte një 5 mijë lekësh.

Gazetari – Ju keni qenë pjesë e këtyre aktiviteteve që zhvillonte Drejtori me subjekte të ndryshme?

Akrobati 2Po, kam qenë pjesë, por do përmend vetëm një rast. Kur ka ardhur momenti i pagesave, ai ka thënë mos u jepni lekë artistave, mos i mësoni keq.

Gazetari – Lekët i ka marrë ai vetë?

Akrobati 2Po normalisht, gjersa nuk na i ka dhënë ne, lekët i ka marrë vetë.

Akrobati 3Në të gjitha shfaqjet ai i merrte të gjitha pozitat për vete, nuk ia lente mjeshtrave të caktuar për t’u marrë me numrat. Plus edhe me pjesën e pagesës, ishte pagesa më minimale dhe qesharake që një artist, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën, do thoshte nuk e dua faleminderit dhe nuk do merrte pjesë fare, siç është shuma prej 10 mijë lekësh.

Gazetari – Po ai sa merrte?

Akrobati 3Sipas gojëdhënave dhe sipas informacioneve që ne mund të pyesnim sepse na interesonte, na bënte habi që si një organizim kaq i madh sa ky, ne të marrim një 10 mijë lekësh, duke ndenjur 2-3 orë shfaqje, duke bërë edhe workshop-e, si jashtë vendit edhe këtu. 1 milion, 2 milion, 700 (mijë lekë të vjetra).

Gazetari – Sa jeni paguar për këto aktivitete jashtë Cirkut Kombëtar?

Akrobati 4Nëpër këto aktivitete është një pagesë tepër e ulët që është turp kush e merr vesh. 10 mijë lekë të vjetra, që ne nuk na dilte as për rrugën edhe kur merrnim pjesë jashtë Tiranës, nëpër rrethe të tjera. Pagesë tepër e ulët, jo vetëm unë, por shumë e shumë të tjerë që janë pjesë e Cirkut, që merren nëpër shfaqje, e njëjta gjë vazhdon. Kjo gjë duhej të ishte bërë edhe më parë, por faleminderit emisionit tuaj sepse për ne mund të jetë një shpresë e mirë që të vijë një Drejtor më i mirë, ne të marrim atë që meritojmë dhe të shpërblehemi për të gjithë atë mund dhe djersë që kemi hedhur në Cirkun Kombëtar!

Gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua sërish Cirkut Kombëtar, ku u ndesh me Drejtorin e pezulluar nga detyra me urdhër të prerë nga Ministria e Kulturës, Kujtim Dumin.

Gazetari – Si jeni? Nga emisioni “STOP”, Genci ju shqetëson.

Shfaqet drejtori, i cili kur dëgjon këto fjalë largohet, duke hyrë brenda në institucion.

Gazetari – Po zotëria është i pezulluar, nuk duhet të hyjë në ambientet e …

Roja – Kush?

Gazetari – Drejtori.

Gazetari shkon në zyrën e Drejtorit të Cirkut Kombëtar, ku gjendet Kujtim Dumi.

Gazetari – Zoti Dumi…

Drejtori – Ik, dil përjashta!

Gazetari – Ju jeni i pezulluar, nuk duhet të jeni në këtë zyrë.

Drejtori – Nuk të jap llogari ty. Dil përjashta.

Gazetari – Do më japësh llogari, si nuk do më japësh llogari.

Drejtori – Nxirre jashtë, nxirre jashtë.

Gazetari – Jo, s’mund të dal jashtë!

Drejtori – Njofto grupin e gatshëm…

Gazetari – Drejtori nuk duhet të rrijë në zyrë se është i pezulluar, mund të fshijë provat.

Roja – Autorizim ke ti?

Gazetari – Nga kush duhet të kem autorizimin?

Roja – Nga administrata që…

Drejtori – Njofto policinë.

Gazetari – Zoti Dumi jeni i pezulluar. Pse jeni në zyrë në këto momente?

Drejtori – Nuk të jap llogari ty djalosh, s’të njoh fare.

Gazetari – Po do japësh pra.

Drejtori – Largohu, largohu të lutem, largohu jashtë. Nuk futesh dot në institucion zyrtar, njofto drejtësinë. Mbylle derën nga brenda, mbylle dhe thuaj është futur me dhunë brenda.

Gazetari – Po po, me dhunë jam futur, i kam të regjistruara gjithçka… po, me dhunë.

Drejtori – Dëgjo një cikë Kujtimin… ëëëë është një person që është futur me forcë në institucion. Unë kam dëshirë që të vish me grupin e gatshëm dhe me forcat e policisë së shtetit dhe ta arrestoni dhe ta ndaloni se ka thyer gjithë rregullat shtetërore. Ka shtyrë rojen, është futur me forcë brenda dhe nuk del përjashtë. Nuk e di nga e gjen kurajon! Le të japë shpjegime atje ku duhet të japë.  Të lutem, unë nuk e hap derën deri sa të vini ju.

Gazetari – Qenke mjeshtër me gënjeshtra…

Dy efektivë të policisë paraqiten në Cirkun Kombëtar.

Gazetari – T’ja u shpjegojë një herë Drejtori problemin, pastaj ja u shpjegoj unë.

Drejtori – Unë jam ende drejtori në detyrë. Kam pas një incident me këta të emisionit investigativ dhe ky djalë thotë që jam gazetar, por unë nuk e njoh. Ka hyrë pa lejen e rojes brenda institucionit.

Gazetari – Sapo të mora intervistën në mëngjes, kështu që prap po gënjen.

Drejtori – Djalë nuk të njoh, intervista mund të marrësh, unë nuk e di kush je, nuk të njoh!

Gazetari – Kam një badge…

Drejtori – Nuk të njoh dhe s’kam dëshirë të të njoh…

Gazetari – Ok.

Drejtori – Ke hyrë në një institucion shtetëror me forcë.

Gazetari – Ok, sqaroji muhabetin dhe pastaj sqarohemi…

Drejtori – Pa dashjen dhe pa lejen e rojes dhe pa asnjë autorizim.

Gazetari – Ka mundësi të mbarosh me zotërinjtë se ne u sqaruam bashkë.

Drejtori – Tani merreni shoqërojeni se është futur dhunshëm në institucionin shtetëror. Unë jam në ndërmarrjen time.

Gazetari – Unë dua të bëj një kallëzim se më ka mbajtur peng këtu.

Policia – Është e drejta juaj, të dyja palët te specialisti.

Drejtori – Unë jam në ndërmarrjen time, ky ka hyrë me forcë.

Drejtori i pezulluar nga Ministria e Kulturës, Kujtim Dumi e mohon këtë fakt dhe shprehet se ai është ende në detyrë dhe ndodhet në “ndërmarrjen e tij’…

Pragfushata, ndërtim pa leje dhe kundër ligjit “mbin” në plazhin e Spillesë.
Në plazhin e Spillesë, në vijën e parë të bregdetit, vetëm 55 hapa nga bregu, “po mbin” një lokal i ri.”Stop” interesohet në bashkinë e Rrogozhinës, nëse objekti ka leje dhe si e ka siguruar atë. Por në bashki të përcjellin, sa nga njëra zyrë, në tjetrën.Sekretari i përgjithshëm, ia delegon përgjegjësinë juristit, ndërsa ky i fundit, inspektoriatit të ndërtimit.Jamarbër Malltezi shpjegon, se një ndërtim i tillë është i paligjshëm, pasi nuk lejohen ndërtime, deri në 200 metra nga vija bregdetare.Për më tepër, strukturat në fjalë, janë me hekur e beton…

Dosja e shefit të rendit në Ballsh shkon në prokurori, një tjetër polic dhunon gazetarët.
Një ditë më parë, ‘Stop” transmetoi rastin e shefit të rendit në Ballsh, Klodian Caushaj, i cili dhunonte një qytetar të pafajshëm, duke e bërë për spital. Sot struktura përkatëse në Ministrinë e Brendshme, e ka cuar cështjen në Prokurori. Ndërsa drejtoria e standarteve në Policinë e Shtetit, ka nisur verifikimin e rastit, për të nxjerrë përgjegjësitë.Ndërkaq, një tjetër rast dhune, është shënuar nga ana e uniformave të policisë. Polici, që ruan Institutin e Fizikës Bërthamore, dhunon fizikisht grupin e xhirimit të emisionit “Stop”, ndërsa gazetarja dhe operatori ishin në detyrë.Edhe pse iu kërkua korrektesë në sjellje, polici fyen, dhunon dhe kërcënon përfaqësuesit e medias.

Të Fundit