13 Qershor/ Pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndoit

Besimtarët kalojnë natën jashtë në përkujtim të shenjtit

Me mijëra besimtarë janë bërë pjesë e pelegrinazhit në Kishën e Shën Ndoit në Laç. Të ardhur nga çdo cep i vendit dhe jashtë kufijve, ata i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë me lutjet dhe besimin e tyre.

Duke respektuar ritualet e shenjta përgjatë rrugës, duke u ndalur tek shpella e Shën Vlashit, dhe më pas marrja pjesë në meshën e shenjtë janë disa nga ritualet që besimtarët ndjekin, e ndërsa natën e 12 Qershorit një pjesë e mirë e tyre e kalojnë aty, bashkë me familjet duke e pritur ditën e madhe të datës 13 që është edhe festa në përkujtim të shenjtit.

Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit besimtarët nuk hasën në trafik të rënduar, ndërsa Policia e Lezhës dhe pushteti vendor duket se ishin përkujdesur për të siguruar një pelegrinazh të qetë dhe pa problematika./TvKlan

Të Fundit