E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri Veliaj: Çerdhet e kopshtet falas nga 2027 Mbushnin bidonët në Dajt, 50 familje pa ujë! Pas denoncimit, familja zgjidh hallin! Dy gjoba, asnjë fajtor! Policia s’dinte anglisht me belgun, “Stop” zbardh aksidentin “Protesta detyrim madhor i PD”, Berisha: Duhet mobilizim total, ne nuk tërhiqemi Festa Kombëtare në Vatikan, ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare “Të vihen në rresht e të më bëjnë 100 kallëzime”, Spiropali: Nuk jam e shantazhueshme, SPAK aset i çmuar i Shqipërisë Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë
Bota

Rita Ora: Ngrirja e vezëve, gjëja më e mirë që kam bërë

Këngëtarja Rita Ora ka treguar procesin e saj të ngrirjes së vezëve, duke thënë se ishte gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë. Ajo e ka kryer këtë process fillimisht në moshën 24-vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27-vjeçare për t’u siguruar që mund të kishte një familje në të ardhmen pasi kishte marrë këshilla nga mjeku i saj.

Ajo foli për “The Independent” ku shpjegoi se si funksionon dhe pse mori vendimin për të vazhduar me këtë proces.

Rita tha se donte një ‘familje të madhe të bukur’ dhe se në kulturën kosovare, ku ajo ka lindur, të kesh fëmijë është e rëndësishme.

Ajo thotë se zbulon se gratë ndjehen nën presion pasi mendojnë se amësia është “detyra’ e tyre.

Këngëtarja shtoi: “Dhe unë mendoj se si gra, ne jemi nën presion në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse e ndiejmë se është detyra jonë  të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, unë thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Pastaj, ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha këngëtarja.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑