Yuri Kim takon prokurorin e SPAK: E vlerësova, askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumani.

Nëpërmjet një postimi në ‘Twitter” Kim shprehet se një takim i tillë ka qenë më shumë falënderues nga ana e ambasadores për burgosjet por eshe konfiskimet e pasurisë.

“U takova Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, sot për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë (https://spak.al). SPAK do të japë më shumë dhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.“- shkruan Kim.

Të Fundit