E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Lajme

Vritet 34-vjeçari në Athinë, e ëma në lot: Të hëngrën shqiptarët!

GREQI

Mediat greke zbulojnë se 34-vjeçari i vrarë ditën e sotme në një kafene të Athinës është Aristidh Papa.

Sipas informacioneve, shqiptari është nga zona e Shqipërisë që në Greqi e quajnë ‘’Epiri i Veriut’’.

Në video shfaqet dhe nëna e 34-vjeçarit shqiptar. Ajo në lot flet greqisht dhe duket se akuzon disa shqiptarë për vrasjen e të birit. ‘’Ari im, të hëngrën shqiptarët’’.

Aristidh Papa i kishte shpëtuar një atentati në shkurt të këtij viti teksa më parë ka qenë i përfshirë në grabitje, vjedhje e trafik droge.

Dyshohet se vrasje e tij ka ndodhur pikërisht për shkak të përplasjes së bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑