Vrau aksidentalisht shokun e tij mbrëmë në Tiranë, vetëdorëzohet autori

Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së Mehmet Qemës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën ‘5 Maj’ në kryeqytet.

Raportohet se Marjus Dema është paraqitur në polici. Po ashtu eshte vetëdorëzuar dhe Frenkli Myftari. Mësohet se ata janë vetëdorëzuar pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjarët e tyre.

Viktima ishte ulur mbrëmë në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë. Por teksa autori, bënte prova duke mbushuar armën, ka qëlluar pa dashje në drejtim të shokut të tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se:

Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç. Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Të Fundit