Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e së dielës në Sarandë.
Nga të shtënat, mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar, i cili dyshohet se është prekur aksidentalisht nga plumbat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.



