Volejbollistja: Fitoj 50 herë më shumë para nga fotot sesa nga volejbolli

Key Alves, volejbollistja me më shumë se 2 milion ndjekës në instagram, ka suprizuar jo pak njerëz me deklaratën e bërë.

Ajo ka thënë se fiton më shumë të ardhura duke pozuar në OnlyFans sesa nga profesioni i saj si volejbolliste e Osasco Voleibol Clube. Alves theksoi se fiton gati 50 herë më shumë me platformat digjitale sesa me volejbollin.

“Më pëlqen ose jo, sot për sot ai është burimi më i madh i të ardhurave për mua. Por, nuk hedh foto nudo. Unë e konsideroj veten sportiste, modele, influencer dhe sipërmarrëse”, tha volejbollistja Osasco Voleibol Clube, e cila ka mbi 2 milionë ndjekës në Instagram.

“Unë fitoj gati 50 herë më shumë me platformat digjitale sesa me volejbollin. Edhe më shumë fitoj në OnlyFans, pasi abonimi mujor në profilin tim është 16 euro dhe ai çmim nuk lëviz”, tha ndër të tjera Alves për “O Globo”.

Të Fundit