Vila e resorte luksoze në Butrint? Margariti: Nuk do të ketë asnjë ndërtim, do të bëhet vetëm një…

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, foli për debatet që po bëhen për çështjen e Butrintit, duke ripërsëritur se nuk do të ketë asnjë hotel apo kullë.

E pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, nëse do zonë do të ndërtohen vila apo resorte luksoze, ministrja Margariti tha se do të ndërtohet vetëm një qendër vizitorësh.

“Plani i Butrintit ka vendosur në vëmendje për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura, aty ku kanë humbur statusin.

Zona e hequr prej 800 hektarësh është zona e Ksamilit, që shpesh e kemi quajtur Bathorja e Butrintit. Kjo është një zonë e deklaruar dhe me potenciale arkeologjike. Nga 2014 e më pas kemi vendosur një kuadër të qartë ligjor, ku kemi parë mungesën e potencialit. Nuk prekim asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, ajo vazhdon e ka të njëjtin status, është status i një objekti fetar. Nuk ka rishikime të zonës për të hapur rrugën këtyre veprimeve.

Sa i përket planit të menaxhimit, ndërtime në zonë nuk do të ketë, përvecse shikimit për qendrën e vizitorëve, që është një aset i munguar dhe i nevojshëm. Si i tillë do të shihet brenda të gjitha kritereve. Synimi ynë është ta kthejmë parkun në një park karbon-free”, u shpreh ministrja.

Të Fundit