(VIDEO) Kuzhinieri më i guximshëm në botë pjek pica në llavën e vullkanit dhe bëhet magnet turizmi

Vullkani Pacaya i Guatemalës filloi të shpërthente në shkurt.

Shefi i kuzhinës David Garcia ka përfituar nga llava e vullkanit për të krijuar një përvojë të re të të ushqyerit.

Ku është vullkani Pacaya?

Pacaya është një nga tre vullkanet aktive në Guatemalë. Ndodhet rreth 25 kilometër në jug të kryeqytetit të vendit, Guatemala City.

Përpara një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në vitin 1961, vullkani ishte i fjetur për rreth 70 vjet. Që atëherë, rajoni ka përjetuar shpërthime të rregullta dhe ka qenë një zonë me aktivitet të lartë vullkanik.

Gjatë shpërthimeve të këtij viti, hiri i Pacaya ka zbritur deri në 500 metra nga karteri i saj, i vendosur 2.5 kilometra në jug-perëndim të konit,” – deklaroi Instituti Vulcanology.

Aktiviteti i lartë vullkanik ka sjellë si rezultat një rrjedhje llave 2.2 kilometër të gjatë në krahun perëndimor të vullkanit.

Është pikërisht kjo rrjedhje e llavës e cila i ka mundësuar shefit David Garcia një kuzhinë të re.

Pas disa eksperimenteve me gatimin, David tani ofron një përvojë unike të të ushqyerit për vizitorët të cilët dëshirojnë një picë të pjekur në flakët e llavës.

Ishte e vështirë për mua të mësoja teknikën, në mënyrë që të mos digjja picën,” – shpjegon David Garcia.

Është e rrezikshme të jesh në breg të llavës sepse temperaturat janë shumë të larta, arrijnë deri në 2000 gradë, kështu që më është dashur të shoh drejtimin e erës, që nxehtësia e llavës të mos ndikojë tek unë,” – përfundoi shefi i kuzhinës.

 

Të Fundit