E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin Vrasja e xhaxhait dhe nipit, dëshmon familja Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën Grupi i PS përjashtoi Spiropalin, Balla: Vendimi, sipas statutit e rregullores! Më vjen keq që duhej të shkonim në këtë vendimmarrje Bashkia i nxjerr në rrugë dhe u pret ujin! Drejtori iken me vrap, kryebashkiaku mbyllet ne zyre Shkolla e braktisur u bë shtëpia e tyre për 5 vite! Familja e Linzës më në fund merr banesë Rama: Merr fund epoka e gjobave mbi copa letre, çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme Sistemi Unik i Gjobave, Dash Sula: Çdo qytetar të informohet për arsyen e gjobës dhe të drejtën e ankimit SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg, të konvertuar në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani Seanca në GJKKO, Veliaj letër Gjykatës: Të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime
Aktualitet

Ulsi Manja: Do krijojmë listën e zezë për ndërtimet pa leje, s’do i shpëtojë askush!

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në konferencën ku po prezantohet paketa e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit deklaroi se do përgatitet një listë e zezë me të gjithë emrat e zhvilluesve, ndërtuesve e deri tek punonjësit e administratës që shkelin ligjin.

“Lidhur me forcimin e kontrollit mbi ndërtimet pa leje, ligji i ndryshuar parashikon hartimin e listës së zezë. Do të kemi një listë të zhvilluesve dhe individëve që shkelin ligjin. Nuk do të jenë vetëm zhvilluesit apo ndërtuesit, por edhe administratorët dhe përfituesit finalë. Kësaj liste të zezë nuk do t’i shpëtojë askush. Dikur i shpëtonin ligjit duke ndryshuar emrin e kompanisë apo administratorin. Përjashtohen nga marrja e lejeve të ndërtimit për pesë vite. Sigurisht, në konceptin e zhvillimit të territorit, bashkëpunimi në rastin konkret është i detyrueshëm sipas ligjit. Do të monitorohen në kohë reale,” tha Manja.

Ai shtoi se parashikohen ndëshkime edhe për punonjësit e administratës, madje shkeljet e tyre janë ngritur në nivelin e një vepre penale.

“Do të konsiderohet shkelje shumë e rëndë dhe do të sjellë si pasojë largimin nga puna, dhe punonjësit do t’i ndalohet të punojë në institucione publike për një periudhë 7-vjeçare. Kategoria e punonjësve publikë është shumë e gjerë, përfshin gjithë kategorinë e nëpunësve publikë që kanë kompetenca dhe detyra specifike në zhvillimin e territorit,” tha ai.

Ai theksoi se paketa e re ligjore e propozuar nga qeveria për mbrojtjen e pronës dhe territorit është një hap drejt një modeli të ri zhvillimi dhe se synon të mbrojë territorin nëpërmjet masave administrative dhe penale.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑