U vra para shtëpisë/Ky është Klisman Preçi, 2 muaj më parë i shpëtoi një atentati

Ky është Klisman Preçi, i riu që mbeti viktimë gjatë atentatit të mbrëmjes së djeshme, ku gjithashtu u plagos dhe Ylli Brahimi. Preçi dhe Brahimi i kanë mbijetuar atentateve të mëparshme, por për të riun plumbat e ditës së djeshme rezultuan fatale.

Klisman Preçit iu bë atentat gjithashtu dhe më 14 Maj të këtij viti, në Ishull Lezhë. Ai udhëtonte me makinë së bashku me kushëririn e tij Blerim Preçi kur rreth orës 20:05 u qëllua me breshëri plumbash nga një automjet tjetër. Autorët lëviznin me një makinë Audi dhe sapo iu kanë afruar shënjestrës kanë hapur zjarr. Dy kushërinjtë i shpëtuan plumbave.

Sa i përket atentatit të mbrëmshëm, Preçi dhe Ibrahimi lëviznin me një automjet fuoristradë tip “Land Chrysler”, të blinduar.
Ndërkohë, dyshohet se Ylli Brahimi ka qenë objektivi i autorëve që kanë qëlluar në drejtim të mjetit, nga një një automjet tip “Audi” që dyshohet se u dogj në zonën e Krujës.

Ata janë qëlluar në momentin kur kanë zbritur nga automjeti i tyre dhe ishin duke hyrë në pallatin ku banonin.

Të Fundit